De Bruyne reagon i pakënaqur pas humbjes nga Franca

Futboll

De Bruyne reagon i pakënaqur pas humbjes nga Franca

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 10:43
Kapiteni i Belgjikës, Kevin De Bruyne dhe Mbappe

Kapiteni i Belgjikës, Kevin De Bruyne, ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij te bashkëlojtarët pas humbjes nga Franca.

Ndeshja e të hënës në kuadër të Ligës së Kombeve është mbyllur me rezultat 2-0 në favor të "gjelave".  

“Nuk mund të them publikisht se çfarë shkoi keq. Këtë e bëra tashmë me ekipin në pushimin e pjesës së parë. Nuk mund ta përsëris në media, por duhet të përmirësohemi në çdo aspekt. E pranoj që nuk jemi më të mirë si në 2018-ën. Unë isha i pari që e pashë këtë, por gjëra të tjera janë të papranueshme. Nuk do të them se cilat”, ka thënë ai për televizionin belg VTM.

Trajneri Domenico Tedesco ka thënë se e kupton zemërimin e De Bruyne.

"Ai është kapiteni ynë dhe ka një mentalitet të jashtëzakonshëm për të fituar, kështu që mund të reagojë edhe emocionalisht", është shprehur ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat