Kukësi është pra trajner, pas largimit të Ilir Spahiut. Largimi i këtij të fundit u zyrtarizua ditën e djeshme, me klubin verior që njoftonte se përfundimi i bashkëpunimit ka qenë për arsye familjare të teknikut.
Megjithatë, te Kukësi nuk kanë vonuar dhe kanë gjetur trajnerin e ri.
Bëhet fjalë për Emiljano Çelën, për të cilin ky është një rikthim te Kukësi. Edhe në sezonin e fundit, Çela i ka drejtuar në disa javë verilindorët.
Gjithçka është kryer dhe rënë dakord për rikthimin, teksa pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit.
Kujtojmë që tekniku 39-vjeçar ka drejtuar edhe ekipe si Flamurtari, Kastrioti, Laçi, Apolonia, Korabi dhe Besa.