Me mendjen te ndeshja e Kombëtares

Futboll

Me mendjen te ndeshja e Kombëtares

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 11:41
Armando Broja

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja feston ditën e sotme ditëlindjen.

Ylli kuqezi mbush sot 23 vjeç, teksa urimet për të nuk kanë munguar edhe nga presidenti Armand Duka dhe Federata Shqiptare e Futbollit.

“Sot feston ditëlindjen e 23-të sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja! Familja e madhe e futbollit shqiptar i uron suksese dhe çdo të mirë në jetë e karrierë! Gëzuar ditëlindjen Armando!”, shkruan FSHF në rrjetet sociale, postim i cili është shpërndarë edhe nga presidenti Duka.

Kujtojmë që Broja nuk ishte pjesë e listës së grumbullimit për ndeshjet e Nations League të këtij muaj, për shkak të një dëmtimi. Megjithatë, sulmuesi kuqezi do t’i përkrahë djemtë nga ekrani i televizorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat