Pioli pritet të shkojë te Ronaldo

Futboll

Pioli pritet të shkojë te Ronaldo

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 12:01
Stefano Piolit

Nga Arabia Saudite vijnë të tjera lajme për të ardhmen e Stefano Piolit.

Sipas sajtit të specializuar “Al Nasr Zone”, ish-trajneri i Milanit do të marrë shumë shpejt vendin e Luis Kastros në pankinën e Al Nasr.

Gjithçka pritet të ndodhë pas ndeshjes kundër Al Ahli, sfidë vendimtare që mund të shënjojë fundin e epokës së Kastros.

Pioli vazhdon të jetë ende nën kontratë me Milanin pasi këta të fundit vendosën ta shkarkonin pas 5 sezonesh.

Emri i tij është i lidhur me shumë skuadra, por duket se këtë herë është e duhura. Ai do të ishte trajner i Kristiano Ronaldos dhe Marselo Brozoviçit dhe disa kampionëve të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat