“20 vite pasion, sfida, ëndrra të shndërruara në realitet, nga fushat periferike te netët europiane.
Pesë trofe të ngritur në qiell, një titull kampioni që na riktheu në ‘çatinë’ e Italisë pas 33 vitesh pritje. 20 vite të mbushura me një pasion të parezistueshëm, që vazhdon të rrahë në të gjitha zemrat blu. Historia vazhdon”.
Me këtë postim në rrjetet sociale, Napoli feston 20-vjetorin e epokës së Aurelio De Laurentiis.
Këtë e bën edhe me një video festive të publikuar në kanalet zyrtare.
“Me krenari festoj këto 20 vitet e para të rrugëtimit tim të jashtëzakonshëm si president dhe pronar i Napolit, të cilin të gjithë së bashku e kemi bërë të shkëlqejë në Itali dhe Europë përmes një rruge fitimtare.
Faleminderit të gjithë atyre që morën pjesë në këtë arritje”, – ka shkruar vetë ADL në rrjetet sociale.