A është Davide Frattesi, qendërsulmuesi i tij i maskuar? Kjo është një nga pyetjet që iu bë në konferencën për shtyp trajnerit të kombëtares axurre. Pas ndeshjes Izrael-Itali 1-2, ai iu përgjigj kështu kësaj pyetjeje:
“Frattesi, edhe kur nuk është brenda aksioneve, bën një punë të rëndësishme. Ai e ndihmon ekipin gjithmonë, ndikon që bashkëlojtarët të jenë superiorë. Përherë gjendet në vendin e duhur, në kohën e duhur, është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”.
Më pas, në një tjetër pasazh, trajneri analizoi paraqitjen e Moise Kean, qendërsulmuesit që shënoi golin e 2-0, i aktivizuar që në minutën e parë në vend të Mateo Retegui: “Në pjesën e parë nuk e angazhuam shumë me topa.
Me gjithë ata lojtarë në mesfushë, ne duhej t’i hidhnim disa topa të tjerë në thellësi, duke shfrytëzuar shpejtësinë e tij.
Megjithatë, në pjesën e dytë loja ndryshoi shumë dhe për mendimin tim bëmë shumë mirë. Ne e fituam ndeshjen falë pjekurisë, është një shenjë e shkëlqyer për ekipin tonë”.