Salah në fund të kontratës

Futboll

Salah në fund të kontratës

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 12:33
Mohamed Salah

Mohamed Salah ka pasur interes nga dy prej rivalëve më të mëdhenj evropianë të Liverpulit, teksa saga për kontratën e tij në “Anfield”, e cila përfundon verën e ardhshme, po merr të tjera dimensione. Legjenda e “Reds”- ave lëshoi një “bombë” pas fitores 3-0 ndaj rivalëve të Mançester Junajtidit më 1 shtator, duke pranuar se mund të ishte sezoni i tij i fundit në klub.

Sulmuesi ka qenë në Liverpul që kur u bashkua nga Roma në vitin 2017 dhe në këtë periudhë ai ka fituar Premier Ligën, Ligën e Kampioneve dhe një mori trofesh të tjerë, ndërsa ka bërë 352 paraqitje dhe ka shënuar 214 gola. Kontrata e tij aktuale skadon në fund të qershorit 2025 dhe komentet e fundit të egjiptianit kanë shkaktuar një valë spekulimesh për të ardhmen e tij, me shumë njerëz që presin që sulmuesi të shkojë në Arabinë Saudite.

Por dëshira e tij është të rinovojë në “Anfield”, edhe pse ai mund të përfundojë të qëndrojë në Evropë, por në një tjetër klub, duke rrezikuar të përballet me skuadrën ku u bë një ikonë në një ndeshje të Ligës së Kampioneve, sipas “El Nacional”.

PSG dhe Juventusi mendohet se janë të interesuar për të siguruar shërbimet e 32- vjeçarit dhe të dy po përpiqen që ta tundojnë yllin e Egjiptit për të qëndruar në kontinent.

Klubi francez thuhet se dëshiron të forcojë një vijë të frontit të fortë tashmë, të përbërë nga Dembele, Asensio dhe Barkola. Ndërsa italianët kërkojnë që të shfrytëzojnë eksperiencën e Salahut në sulmin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat