Maldini: A është Milani favorit për titullin?

Futboll

Maldini: A është Milani favorit për titullin?

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 13:02
Paolo Maldini.

Në ceremoninë e çmimeve “Rocco” ishte edhe Paolo Maldini. Pyetja e parë për të fokusonte kombëtaren axurre: A ju pëlqen kjo skuadër? “Ndonjëherë duhet durim, ndonjëherë ekuilibër. Në idenë e vlerës së futbollit tonë kanë ndikuar edhe dy moskualifikime në Kupën e Botës. Megjithatë, Italia do të jetë gjithmonë protagoniste. Fitorja ndaj Francës i bëri shumë mirë mjedisit axurr”, – u përgjigj ikona kuqezi.

Raundi i pyetjeve vazhdoi për Serie A: “Është një kampionat ndoshta jo shumë i vlerësuar, por në nivel taktik, teknik dhe njohurish është padyshim në ‘top 3’. Interi është skuadra më e kompletuar, ka pasur shumë ndryshime te skuadrat e tjera pretendente.

Atyre do t’iu duhet pak kohë për t’i ingranuar përforcimet e verës në grupin ekzistues. Kush është më afër Interit si nivel? Milani, që zuri vendin e dytë sezonin e kaluar, pa diskutim edhe Juventusi. Po ashtu, Napoli dhe Roma kanë bërë merkato të shkëlqyer dhe do të luftojnë për suksesin përfundimtar.

Fiorentina? Ndërrimi i trajnerit dhe shumë ardhja e lojtarëve të rinj kërkojnë durim. Adli është një lojtar që gjeti hapësirë sezonin e kaluar te kuqezinjtë, më shumë se kur isha unë atje. Mendoj se mund të japë shumë te Fiorentina, ka gjeometri të shkëlqyer loje. Është një djalë i nivelit të lartë.

Trajneri Palladino? Ideja është të bëjë një hap në cilësi në krahasim me debutimin e tij, i cili ishte i çmendur. Ai shpëtoi Monzën për dy vite radhazi në Serie A, duke pasur shumë pak përvojë. Ai ka bërë gjëra të mëdha, por vjen në një mjedis të ri, i duhet kohë. Gjithashtu ka në dispozicion shumë lojtarë të blerë së fundi”.

Paolo Maldini aktualisht është pa punë: “A jam mërzitur në shtëpi? Jo, sepse karriera ime ka qenë e gjatë dhe kërkuese, edhe si menaxher. Këto periudha pushimi janë gjithashtu të shëndetshme”.

Një vlerësim edhe për djalin e tij futbollist: “E njoh mirë djalin tim, gjithmonë kam pasur pak dyshime mbi aftësitë e tij. Ka lojtarë që janë të parakohshëm dhe të tjerë që vonohen, ndoshta ai i përket kategorisë së fundit.

Daniele, padyshim ka cilësi jo të zakonshme në futboll, në leximin e lojës. Edhe fizikisht është rritur. Ka nga ata që shpërthejnë në moshën 16-vjeçare, të tjerë pak më vonë. Për djalin tim, tani është koha të tregojë sa vlen dhe mendoj se po e bën këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat