Dorival Junior, trajneri i Brazilit, nuk është dakord dhe iu përgjigjet kritikave të shumta që kanë ardhur ditët e fundit, pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Amerikës dhe fitores së ngushtë ndaj Ekuadorit.
Duke folur në një konferencë për shtyp, para ndeshjes kundër Paraguait, trajneri shpjegoi pa frikë: “Ne do të jemi në finalet e Botërorit 2026, madje do të luajmë për fitoren përfundimtare. Mund të më filmoni teksa e them këtë, mbajeni të regjistruar. Nuk kam asnjë dyshim, ne do të jemi atje”.
Pas fitores ndaj Ekuadorit, Danilo, mbrojtësi i “Seleçaos” dhe Juventusit, në vend të kësaj kishte folur kështu: “Gjëja më e rëndësishme ishte të fitonim dhe të ngjiteshim në renditje. Kjo na jep më shumë qetësi për t’i korrigjuar gjërat.
Në ndeshjet kualifikuese, Dorival kërkon lojë më të lëvizshme. Mbetet të shihet a do të përshtatet shpejt skuadra me kërkesat e trajnerit të ri. Kupa e Amerikës 2024 ishte zhgënjim për të gjithë ne, nuk patëm freski fizike dhe mendore”.