Ndeshja e Kombëtares shqiptare kundër Gjeorgjisë, përveçse do të jetë një ndeshje për kreun në grup dhe “vjedhjen” e shanseve për të kapur një biletë për në “play off”-in e Botërorit, do të jetë edhe për të vijuar një seri rezultatesh pa humbje në “Air Albania”.
Për ish-futbollistin Alban Tafaj ndehsja e mbrëmjes së sotme në “Air Albania” është më e rëndësishmja dhe më e vështira në grup.
“Ndeshja e sotme është ndeshja më e vështirë e grupit. Është fat që do të luajmë në fushën tonë dhe vijmë pas një fitoreje me përmbysje çka ka rritur besimin tek ekipi jonë.
Gjeorgjia është kundërshtari më i fortë në grup, dhe këtë e pamë edhe në Evropian dhe ne jemi sonte në ballafaqimin më të fortë në mënyrë që të mund të jemi edhe ne pjesë e dy skuadrave që do të kalojnë grupin për të pasur një shans për t’u përfaqësuar për në Botëror.
Fryma e grupit që ekziston brenda kësaj kombëtareje është dhe çelësi i suksesit të kësaj skuadre”, theksoi Alban Tafaj