Allegri është i etur për t’u rikthyer në stol

Futboll

Allegri është i etur për t’u rikthyer në stol

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 14:21
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri është i etur për t’u rikthyer në stol.

Pasi i dha lamtumirën Juventusit në qershor, trajneri nga Livorno po pret një mundësi. Këtë e konfirmoi edhe babai i tij, Augusto, i cili foli në një event në Toskanë, ku shkoi për të marrë një çmim në vend të djalit të tij 57-vjeçar:

“Ai është mirë, por ndihet pak i shqetësuar. I pëlqen të stërvisë, le të shpresojmë se do të gjejë diçka”.

Allegri, i cili muaj më parë mori edhe një propozim nga Arabia Saudite, ishte një nga trajnerët e ndjekur nga Benfica, pas shkarkimit të Schmidt, në ditët e fundit.

Klubi portugez më pas zgjodhi rikthimin e ish-trajnerit Bruno Lage. Asnjë “kryqëzim” rrugësh i ri me Angel Di Maria, yllin argjentinas të Benfica, për të cilin Max nuk ka pasur vetëm buzëqeshje gjatë eksperiencës së përbashkët në “Continassa”, me Juventusin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat