Media Rumune: Ndeshja me Kosovën hapi një faqe të re në aktivitetin e maestros dhe vendosi disa rekorde

Futboll

Media Rumune: Ndeshja me Kosovën hapi një faqe të re në aktivitetin e maestros dhe vendosi disa rekorde

Nga: K. Goca Më: 10 shtator 2024 Në ora: 16:08
Mircea Lucesku

Rumania e Mircea Luceskut ka dy fitore në dy ndeshjet e para me “Il Luce” si përzgjedhëse, 3:0 jashtë me Kosovën dhe 3:1 në shtëpi ndaj Lituanisë në Ligën e Kombeve, shkruan mediumi rumun “Sport.ro”.

“Në një material kushtuar trajnerit rumun, Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit vërteton rekordin e vendosur prej tij:

Mircea Lucescu, në moshën 79-vjeçare, është heroi i një rikthimi të bujshëm si trajner i kombëtares rumune, me objektiv kualifikimin e ekipit në Kampionatin Botëror 2026.

Ndeshja jashtë fushe me Kosovën, e fituar 3:0 në Ligën e Kombeve më 6 shtator, hapi një faqe të re në aktivitetin e maestros, i cili me këtë rast vendosi disa rekorde.

Më mbresëlënëse është periudha kohore pas së cilës ai u rikthye në stolin e kombëtares.

Lucesku drejtoi Rumaninë edhe në vitet 1981-1986, kur i mbaroi mandati më 20 gusht të vitit 1986. Kështu iu deshën 38 vjet e 17 ditë për t'u rikthyer në pankinën e "trengjyrëshit"!

Asgjë e tillë nuk ka ndodhur më parë në historinë e futbollit!”.

Rekordin e mëparshëm, tashmë shumë larg atij të Luceskut, e mbante Mario Zagallo, i cili u rikthye në stolin e Brazilit pas 20 vitesh e 170 ditësh (6 korrik 1974 - 23 dhjetor 1994)”, shkruan mes të tjera mediumi rumun..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat