Bledar Lila është një ndër lojtarët që Roberto Bordin i ka dhënë shumë besim me skemën e re, duke e hedhur në fushë në të tria ndeshjet si titullar.
Për “Panorama Sport”, lojtari i Elbasanit pohon se kjo pauzë pushimesh i ka bërë mirë skuadrës, ku kanë lënë pas edhe humbjen me Dinamon.
Sipas tij, ndaj Laçit do të hyjnë në fushë për të marrë vetëm fitoren, ku i ndalohet çdo hap fals në shtëpi.
Lila pohon se është herët për të thënë se ku do të arrijë Elbasani në fund, por dhënia e maksimumit në çdo ndeshje do t’u mundësojë edhe arritjen e objektivit që ka klubi, siç është “Final 4.