Reagon Florent Muslija pas përjashtimit: Kërkova falje, nuk ndodh më!
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Florent Muslija ka reaguar pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në kampin dardan.
Ai së bashku me Edon Zhegrovën dhe Arijanet Muric ishin përjashtuar nga grumbullimi shkaku i thyerjeve të rregullave brenda kampit, të vendosura nga Federata dhe selektori, Franco Foda.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/September/10/auto_florent-muslija-337x6001725989939.png)
Reagimi i Muslijës
Florent Muslija ka shkruar në “InstaStory” se e pranon fajësinë dhe siguron që nuk do të ndodhë më.