Shkëmbi nuk fshihet: Duam tri pikët

Futboll

Shkëmbi nuk fshihet: Duam tri pikët

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 20:18
Bledi Shkëmbi

Trajneri i bardhebluve, Bledi Shkëmbi ka komentuar në funksion të sfidës me Bylisin

Tirana e trajnerit Bledi Shkëmbi është në kërkim të fitores së parë, pas tre barazimeve radhazi në tri javët e para. Në këtë javë të katërt të “Abissnet Superiore” përballë bardhebluve është skuadra e Bylisit, një sfidë që do të luhet në “Adush Muça”, duke nisur nga ora 16:00 dhe që do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Në prag të kësaj sfide, trajneri i bardhebluve, Bledi Shkëmbi ka deklaruar: “Lojtarët kanë dhënë maksimumin në stërvitje, është për ti komplimentuar. Kjo periudhë na ka shërbyer për disa lojtarë që nuk kanë qenë në maksimumin e tyre, nesër do të jemi gati”.

“Është rikthyer Jaku, Përgjoni vazhdon të ketë probleme, pjesa tjetër është pothuajse e njëjta. Në krahasim me ndeshjen e fundit, disa lojtarë kishin probleme të vogla, por për sfidën e radhës jemi në rregull”.

“Duhet të bëjmë më shumë se sa kemi bërë për ta fituar ndeshjen.

Nuk mund të kënaqemi më vetëm me lojën e mirë, vjen një moment që më të rëndësishme janë pikët. Jam i bindur që do të japim maksimumin, shpresojmë që edhe fatin ta kemi me vete.  Erëndësishme është që të marrim tri pikët “.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat