Shevchuk: Shqipëria shumë e fortë, Italia mezi e mundi

Futboll

Shevchuk: Shqipëria shumë e fortë, Italia mezi e mundi

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 21:20
Vyacheslav Shevchuk

Ish-lojtari i Ukrainës, Vyacheslav Shevchuk, analizoi humbjen 1-2 ndaj Shqipërisë, teksa ka vlerësuar kuqezinjtë.

“Sigurisht që unë prisja më shumë nga ekipi ynë kundër Shqipërisë.

Nuk e mendoja humbjen, por Shqipëria është një ekip vërtet shumë i mirë. Shumë lojtarë të Shqipërisë luajnë në kampionatet më të forta në Europë, një kundërshtar i vështirë. Rezultatet flasin për ta, për Silvinjon. Fituan grupin kualifikues, dolën në vendin e parë, para Cekisë dhe Polonisë.

Kanë lojtarë nga Serie A, nga La Liga.

Në Europian Italia mezi fitojë kundër tyre, janë ekip i mirë, i organizuar dhe me shumë pasion. Ndonjëherë këto cilësi na mungojnë ne te Ukraina, por nuk duhet ta teprojmë me kritikat për trajnerin tonë pas kësaj humbje”, tha Shevchuk.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat