Kombëtarja pëson humbjen e parë pas 824 ditësh në Tiranë

Futboll

Kombëtarja pëson humbjen e parë pas 824 ditësh në Tiranë

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 11:06
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja shqiptare u mposht mbrëmjen e djeshme nga Gjeorgjia, takim që përfundoi me shifrat 0-1.

Një humbje që i heq mundësinë kquezinjtë të jenë të parët në grupin B1 të Nations League, teksa tashmë ndodhen në vendin e 2-të me 3 pikë.

Gjeorgjianët në fakt shembën “fortesën” e kuqezinjtë, pasi janë skuadra e parë që mposhtin Kombëtaren shqiptare në “Air Albania” në epokën Sylvinho. Braziliani mori drejtimin e kuqezinjë më 2 janar të vitit 2023.

Humbja e fundit e Kombëtares në “Air Albania” ishte ndaj Izraelit më 10 qershor të vitit 2022. Në atë përballje izraelitët do të triumfonin 2-1, takim i vlefshëm për Nations League.

Tashmë pas më shumë se 2 vitesh, saktësisht 824 ditësh ëshë Gjeorgjia që mposht Shqipërinë në “Air Albania”, humbje që është e para për brazilianin në arenën kombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat