Kjo bukuroshe godet selektorin, pastaj ngjau e papritura 

Futboll

Kjo bukuroshe godet selektorin, pastaj ngjau e papritura 

Nga: K. G. Më: 11 shtator 2024 Në ora: 13:33
Belma Hajradinoviq

Belma Hajradinoviq, bashkëshortja e lojtarit të kombëtares së Bosnjës dhe Hercegovinës, Haris Hajradinoviq, pas barazimit (0:0) me Hungarinë në Ligën e Kombeve, ka hedhur kritika në një postim të saj në Instagram.

Mes rreshtave, Belma ka goditur selektorin e Bosnjës Sergej Barbarez, pasi nuk e ka përfshirë të dashurin e saj në lojë në ndeshjen në Budapest.

“Nëse ka ndonjë gjë që urrej në këtë botë, kjo është padyshim padrejtësi”, shkruan Belma e revoltuar.

Postimi i saj u bë shpejt viral. 

Ky koment i saj u komentua shumë në portalet boshnjake.

Ishte e qartë se ajo shprehu pakënaqësinë e saj sepse Harris ka qenë standard në ekip para ardhjes së Barbarezit. Pastaj ndodhi e papritura, ajo e kuptoi se me këtë postim i shkaktoi problem të dashurit të saj, ndaj e fshiu komentin, por tashmë ishte vonë. Dëmi u bë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat