Gjyq me Interin për 30 milionë euro

Futboll

Gjyq me Interin për 30 milionë euro

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 15:27
Zhoao Mario

Zhoao Mario nuk është më lojtar i Interit prej 5 vitesh, por emri i tij vazhdon të dëgjohet ende në korridoret e zikaltërve për një çështje që i ka rrënjët në vitin 2021.

Tre vite më parë, zikaltrit prishën kontratën me mesfushorin portugez, i cili u transferua te Benfik.

Mirëpo, Sportingu i Lisbonës, skuadër nga e cila Interi bleu Zhoao Marion në vitin 2016 ka mbështetur idenë se manovra e bërë ka aktivizuar një klauzolë që ka qenë prezente në kontratën e futbollistit me Interin.

Pra zikaltrit nuk mund ta transferonin Zhoao Marion në një ekip tjetër portugez pa paguar 30 milionë euro. Për këtë motiv ka 3 vite që Sportingu i Lisbonës lufton ditë pas dite në gjykatat sportive për të kërkuar 30 milionë euro. Luzitanët e kanë çuar çështjen në KAS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat