Ndeshja mes Bylisit dhe Tiranës në Ballsh hap javën e katërt të Kategorisë Superiore.
Të dy skuadrat janë në kërkim të pikëve të rëndësishme për ecurinë e mëtejshme të tyre, pasi duan fillimisht t’i qëndrojnë sa më larg zonës së ftohtë e më pas të shohin drejt katërshes së parë.
Bylisi e ka shijuar një fitore në këtë kampionat në fushën e vet, duke mundur Dinamon, ndërsa Tirana nuk i është gëzuar ende tre pikëve të plota pasi të tre ndeshjet e luajtura i ka mbyllur në barazim.
FORMACIONET ZYRTARE
BYLIS: Hasanbelli, Abazaj, Bruno, Papa, Ofori, Malomo, Përgjoni, Treni, Peralta, Gjata, Ualison.
Trajner: Emanuel Egbo
TIRANA: Selmani, Mici, Kola, Gjumsi, Ismajli, Soler, Jonuzi, Dembele, Prengaj, Abah, Zharmuni.
Trajner: Bledi Shkëmbi.