Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është rikthyer te Mallorca dhe ka filluar menjëherë stërvitjet.
Muriqi kishte një aventurë të mirë me Kosovën në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, ku shënoi dy gola.
Që të dy golat i shënoi në portën e Qipros.
Kujtojmë që Muriqi u lëndua në ndeshjen e fundit, por duket se lëndimi nuk ishte i rëndë dhe ai tashmë ka filluar stërvitjet me klubin nga La Liga.
Të shtunën, Mallorca luan në shtëpi ndaj Villarealit.