Rudhani dhe Dellova, në ekipin ideal të raundit të dytë

Futboll

Rudhani dhe Dellova, në ekipin ideal të raundit të dytë

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 17:14
Formacioni

Faqja e specializuar për vlerësimin e lojtarëve “Sofascore” i ka futur dy futbollistë kosovar në ekipin ideal të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve.

Bëhet fjalë për Donat Rrudhanin, i cili ishte lojtari i ndeshjes në fitoren e Kosovës ndaj Qipros, pasi i dhuroi dy asistime dhe e nxori një penallti, por edhe Lumbardh Dellovën, i cili shfaqi stabilitet në mbrojtje dhe e shënoi golin e katërt.

Ata e shohin në këtë formacion ideal përkrah yjeve të futbollit evropian si Hari Kejn i Anglisë, Bruno Frernandes i Portugalisë apo edhe Luka Modriç i Kroacisë.

Në ekipin ideal në portë është Stole Dimitrievski i Maqedonisë, pas mbrojtësit Gudmonsen i Suedisë dhe Trent Arnold i Anglisë. Mesfusha drejtohet nga turku Artutogllu, portuezi Fernandes dhe kroatin Modriç. Ndërkohë në sulm janë: Kejn, Gyjukores dhe Sheshko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat