Ish - lojtari i Manchester Unitedi dënohet me burg

Futboll

Ish - lojtari i Manchester Unitedi dënohet me burg

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 17:29
Anderson

Ish-futbollisti i Manchester Unted, Anderson, është dënuar me burg, për shkak se nuk ka paguar detyrimet ndaj nëntë fëmijëve të tij.

Ish-lojtari 36-vjeçar, duhet të vuajë 30 ditë burg në Brazil, pasi nuk ka paguar 45 mijë eurot, si detyrim për dietat e nëntë fëmijëve të tij.

Detyrimet financiare ndaj fëmijëve të tij, i kanë hapur probleme të mëdha ish-futbollistit brazilian.

Kjo nuk është hera e parë, që ai bëhet pjesë e çështjeve që nuk kanë lidhje me futbollin. Katër vjet më parë, pak pasi Anderson njoftoi tërheqjen, ai e gjeti veten në qendër të polemikave kur u akuzua për pastrimin e rreth 4.7 milionë paundëve përmes kriptomonedhave në Brazil.

Anderson ka luajtur për Manchester United nga viti 2007 deri më 2015. Zhvilloi në total 105 ndeshje, ndërsa fitoi katër herë Premier League-n e fitoi po ashtu edhe Ligën e Kampionëve e Botërorin e klubeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat