Dyshe shqiptarësh në Rusi

Futboll

Dyshe shqiptarësh në Rusi

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 18:43
Marvin Çuni dhe Ernest Muçi

Marvin Çuni është lojtari më i ri i Rubin Kazan. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Frosinonen, për të nisur një të re në Superligën ruse.

Çuni ka firmosur një kontratë 4-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2028.

Ndërsa klubi rus, ka paguar te Frosinone 2 milionë euro për të siguruar shërbimet e talentit shqiptar.

Kujtojmë që tashmë, te Rubin Kazan do të bëhen dy lojtarë të Kombëtares shqiptare. Çuni do të gjejë aty edhe Mirlind Dakun, me këtë të fundit që është pikë kyçe për rusët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat