Kastrioti ia doli që të fitonte në shtëpi përballë Lushnjës, në sfidën e vlefshme për javën e 3-të të Kategorisë së Parë.
Krutanët fituan me rezultatin 2-1 me përmbysje. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Kastriotit, Dorjan Bubeqi.
“Të rëndësishme në futboll janë pikët. Pikët janë ato që në fund të mbajnë në garë. Kryesore është që bëmë mirë në pjesën e dytë. Mendoj që komplimentat nuk i meritoj vetëm unë, por edhe ekipi. Janë ata që bëjnë protagonistin në fushë.
Jeni pretendent për t’u ngjitur? E kemi si objektiv ngjitjen, por mendoj se ka qenë vonesa jonë në stërvitje ajo që na ka dënuar në ndeshjet e para”, ishin fjalët e Dorjan Bubeqit pas ndeshjes me Lushnjën.