Janë mbyllur 5 sfidat e para të javës së 3-të të Kategorisë së Parë. Ndeshje mjaft interesante, në të cilat u shënuan 10 gola.
Kastrioti fitoi në shtëpi 2-1 përballë Lushnjës. Vendasit ishin në disavantazh, por në minutat e fundit të ndeshjes përmbysën rezultatin.
Në krahun tjetër, Valbona fitoi 1-0 ndaj Erzenit.
Në ndeshjet e tjera, Korabi fitoi 1-0 me Burrelin në derbi, ndërsa Kukësi zhgënjeu duke u mposhtur 1-2 nga Apolonia.
Në sfidën tjetër, Besa e Kavajës fitoi në transfertën e Pogradecit 2-0.