Arsenali humbet Odegaard për të paktën 1 muaj

Futboll

Arsenali humbet Odegaard për të paktën 1 muaj

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 20:15
Pamje

Arsenali nuk merr aspak lajme të mira nga  Martin Odegaard. Mesfushori norvegjez, u dëmtua në sfidën ndaj Austrisë. Lojtari u largua nga fusha i përlotur, duke lënë të kuptohej se ishte një problem serioz.

Në analizat e kryera, është zbuluar dëmtimi i rëndë. Bëhet fjalë për një ndrydhje në kyçin e këmbës.

Për këtë arsye, Odegaard, do të jetë jashtë për të paktën një muaj dhe do të humbasë disa ndeshje të rëndësishme të Arsenalit.

Nëse rikuperimi shkon sipas planit, norvegjezi pritet të rikthehet të luajë, në mesin e muajit tetor.

Gjatë kësaj periudhe, 25-vjeçari do të humbasë takime të rëndësishme, si ato ndaj Tottenham, Atalantës, Manchester City, Bolton, Leicester, PSG dhe Southampton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat