Klubi kroat gjobitet me 100 mijë e ai slloven me 85 mijë euro nga UEFA

Futboll

Klubi kroat gjobitet me 100 mijë e ai slloven me 85 mijë euro nga UEFA

Nga: K. G. Më: 11 shtator 2024 Në ora: 23:06
Tifozët

UEFA nuk ka treguar mëshirë fare për klubin nga Kroacia dhe atë nga Sllovenia.

UEFA e gjobiti Rijekën me 100 mijë euro, por edhe me tri ndeshje evropiane jashtë vendit të saj pa tifozë.

“Përveç kësaj, Rijeka (klub kroat) do të kompensojë të gjitha dëmet materiale që i ka shkaktuar Olimpijës së Lubjanës. Rreth 300 karrige janë shkatërruar në sektorin e lartë”, - shkruan media kroate “Veçernje.hr”.

“U dënua edhe Olimpia (klub slloven), për shkak të thirrjeve “Ci*anë, jev*ji” që u dëgjuan nga seksioni i tribunës për tifozët vendas.

Klubi nga Lubjana do të paguajë 85 mijë euro në arkën e UEFA-s dhe dënohet me kusht me mbylljen e stadiumit për një ndeshje{, shkruan më tej.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat