Ish-mbrojtësi i kombëtares së Kroacisë, Dejan Lovren është shumë afër të gjej akordin me klubin e ri.
Ai pritet të transferohet tek skuadra greke e Paok.
Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ku ka theksuar se janë duke u kryer detajet e fundit të marrëveshjes.
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit e ka pranuar ofertën dhe tanimë klubit i kanë mbetur t’i rregulloj të gjitha dokumentet.
Lovren pritet të zyrtarizohet në orët e fundit të merkatos greke.
Kujtojmë se ai është pjesë e Lyonit teksa karrierë ka bërë edhe tek Liverpooli, Southamptoni e Zeniti.