Mbrojtësi i njohur kroat, Dejan Lovren është bërë me skuadër të re në sekondat e fundit të merkatos në disa vende të Europës.
Lovren duket se ka arritur marrëveshje transferimi te skuadra e njohur greke, PAOK-i.
Gazetari italian, Fabrizio Romano raportoi mbrëmë se Lovren tashmë ka rënë dakord me kushtet te skuadra nga Greqia dhe pritet që sot të finalizohet transferimi.
Mbrëmë u mbyll afati kalimtar në Greqi dhe duket se mbrojtësi kroat është larguar nga Lyoni i Ligue 1 për të firmosur me PAOK-in.
35-vjeçari kishte kontratë me klubin francez deri në vitin 2025, por një aventurë e tij e re është e mirëseardhur në fundin e karrierës.
Kujtojmë që vlera e tij në treg është 1.5 milionë euro, por nuk dihet se cila do jetë shuma që do paguaj PAOK-i për ish-lojtarin e Liverpoolit.