​Klopp refuzoi stolin e kombëtares së njohur

Futboll

​Klopp refuzoi stolin e kombëtares së njohur

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 10:36
Jurgen Klopp

Ish-trajneri i Borussia Dortmundit dhe Liverpoolit, Jurgen Klopp kishte mundësinë që t’i rikthehet punës, por kësaj radhe tek një kombëtare e madhe. Bëhet fjalë për postin e trajnerit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për Kupën e Botës në shtëpi në 2026, shoqata amerikane donte një emër sa më të madh në stolin e trajnerëve. Në fund, zgjedhja ishte trajneri prej kohësh i Premierligës, Mauricio Pochettino, i cili u prezantua zyrtarisht si trajneri i ri i kombëtares të mërkurën. Siç raporton “The Athletic”, amerikanët mësohet se kanë kohë që po bisedonin me një tjetër kandidat: legjendën e BVB dhe Liverpool, Jurgen Klopp.

Shoqata amerikane e donte shumë Kloppin dhe madje u takua me të disa herë . Por gjermani e refuzoi ofertën. Ndoshta edhe sepse dëshiron një pushim nga puna nëntë vjeçare në Liverpool.

Sipas raportit, përveç Klopp dhe Pochettinos, trajnerë të tjerë yje si Pep Guardiola ,Gareth Southgate, Graham Potter dhe Thomas Frank ishin në listën e dëshirave të SHBA-ve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat