Dy takime mjaft të rëndësishme dhe shumë të luftuara do të luhen ditën e sotme, sfida këto të vlefshme për javën e 4-të të Superiores.
Te dyja ndeshjet do të luhen paralelisht në të njëjtën orë, 19:00.
Në “Elbasan Arena” do të përballen mes tyre Elbasani dhe Laçi. Një duel shumë i luftuar ku dy ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë për këtë duel. Vendasit do të kërkojnë rikthimin te fitorja, ndërsa kurbinasit tentojnë 3 pikët e para sezonale.
Ndërkohë paralelisht në “Arenën e Demave” do të luhet derbi mes Partizanit dhe Dinamos.
Një supersfidë e cila merr vëmendjen e gjithë tifozëve. “Demat” do të kenë përballë ish-trajnerin e tyre, Ilir Dajën, me këtë të fundit që do të debutojë në stolin e dinamovitëve.
Të kuqtë duan 3 pikët në derbi për të marrë vendin e parë në klasifikim, ndërsa nga ana tjetër “Blutë” kërkojnë të lënë fundit e klasifikimit.