Shpjegon dorëheqjen

Futboll

Shpjegon dorëheqjen

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 11:20
Nikolla Kaliniç

Legjenda e futbollit kroat, Nikolla Kaliniç ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit sportiv te skuadra e Hajduk Splitit.

Kaliniç dha dorëheqje dhe përmes një interviste tregoi edhe arsye. Sipas ish-sulmuesit, klubi me histori në Kroaci s’kishte para për t’i paguar pagat e lojtarëve.

“Kur kërkova të bëja përforcime, më thanë se nuk kishin para as për t’i paguar pagat e lojtarëve për dy muaj”, u shpreh Kalinic

Kujtojmë që trajner te Hajduku i Splitit është legjenda e futbollit italian, Xhenaro Gatuso. Kurse në ekip tashmë është bashkuar edhe futbollisti i njohur kroat, Ivan Rakitiç. Hajduk Spliti gjatë merkatos së verës bëri një shitje të futbollistit kosovar, Emir Sahiti për 2 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat