Eliot lëndimin e ka marrë gjatë stërvitjes

Futboll

Eliot lëndimin e ka marrë gjatë stërvitjes

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 11:24
Pamje nga një ndeshje

Pas përfundimit të garave të Ligës së Kombeve,  klubet numërojnë futbollistët e shëndoshë që janë kthyer nga detyrat me kombëtaret e tyre. Dëmtimet gjatë paraqitjeve te kombëtaret janë gjithnjë e më të shpeshta në futbollin modern dhe klube po lajmërojnë problemet të tilla në radhët e tyre.

Mes tyre ishte edhe Liverpulli, i cili do të mbetet pa Harvej Elliott, i cili do të duhet të pushojë për disa javë. Ai pësoi një lëndim në këmbë, për të cilën do të duhen disa javë për t’u shëruar.

Eliot lëndimin e ka marrë gjatë stërvitjes së kombëtares së re të Anglisë dhe sot është konfirmuar serioziteti i lëndimit. Edhe pse Elliott nuk ishte titullar për Arne Slott, ai me siguri do të jetë shumë i rëndësishëm në orarin e ngjeshur me të cilin përballet skuadra në javët e ardhshme.

Elliott do të mungojë në ndeshjet kundër Notingam Forestit, Burnemautit, Vulverhemptonin, Kristall Pallasin dhe Çellsin, si dhe ndeshjet e Ligës së Kampionëve me AC Milan në “San Siro” dhe Bolonjën në “Anfield”, si dhe vizitën e Uest Hamit në Kupën e Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat