Portali ukrainas Sport Express e publikoi një histori të pabesueshme për Denis Shelikov, një portier 35-vjeçar, i cili vendosi ta kalonte me not Tiszan, një nga lumenjtë më të mëdhenj në Evropë, për të shpëtuar nga vendi i prekur nga lufta.
Shelikov notoi përmes Hungarisë dhe pak më vonë nënshkroi për ekipin bjellorus, Slavija Mozir, nga divizioni i parë i futbollit të këtij vendi.
Kujtojmë se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, meshkujve të moshës prej 18 deri në 60 vjeç u është ndaluar të largohen nga vendi, por mijëra prej tyre kanë arritur të arratisen.
Shelikov e përgatiti arratisjen e tij për dy muaj, duke përfunduar në lumin ku e ushtronte notin me ndihmën e pendëve.
Shelikov është një ish-futbollist i ekipeve kombëtare të të rinjve të Ukrainës, dhe klubi i tij i fundit në atdheun e tij ishte Viktoria nga Sumy.
Ndërkaq, klubi më i madh në karrierën e tij ishte Dnipro.
“Sport Express” arriti ta kontaktojë Shelikovin, duke e pyetur nëse këto pretendime ishin të sakta apo jo, ndërsa përgjigja e tij ishte e vrazhdë:
“Kush je ti o prokuror që më bën pyetje të tilla? Pyete kontrollin e kufirit. Mos më bëni pyetje të tilla, në rregull? Nuk je askush që të më bëjë pyetje të tilla".