Batatina e shpalos propozimin e tij bamirës për klubet tjera

Futboll

Batatina e shpalos propozimin e tij bamirës për klubet tjera

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 14:59
Tahir Batatina

Klubi i futbollit Llapit e ka sot për sot fushën më të mirë në futbollin tonë.

Dhe për këtë, pa dyshim se meritat më të mëdha i ka familja Batatina, e cila e ka në pronësi klubin llapjan.

E trajneri Tahir Batatina e ka shfaqur anën e tij humane duke u shprehur në dispozicion dhe i gatshëm për t’i ndihmuar klubet tjera, respektivisht të bëjë diçka të mirë për futbollin dhe për futbollistët e talentuar.

Ai thotë se, në koordinim me institucionet përkatëse është i gatshëm që të ndihmojë për rregullimin e fushave me bari natyral, nga zeroja deri në përfundim, ndërsa të klubet e interesuara duhet t’i paguajnë vetëm shpenzimet e ekipit që e ka krijuar ai.

“Duke marrë parasysh problematikën e infrastrukturës sportive në Kosovë, veçanërisht të fushave të futbollit, dua të bëj diçka të mirë për futbollin dhe për futbollistët e talentuar që Zoti na ka dhuruar.”

“Deri tani nuk kam dashur të flas për këtë pjesë, por tani jam i gatshëm që të ndihmoj të gjitha klubet sportive, në koordinim me Ministrinë, kuvendet komunale dhe Federatën e Futbollit, për të rregulluar fushat me bari natyral, nga zero deri në përfundim, pa asnjë fitim personal – vetëm për të mbuluar shpenzimet e ekipit tim.”

Këtë dua ta bëj për hir të futbollit kosovar. Në këtë mënyrë, nuk do të keni nevojë të shpenzoni miliona, dhe ato mjete mund të investohen për ndriçimin e 10 fushave të Superligës.”

Ekipi që kam krijuar në kompaninë time ka përvojën e duhur dhe një staf profesional për të ndërtuar fushat sipas standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s, me një kosto shumë të ulët – vetëm për të ndihmuar futbollin kosovar.”

“Nuk duhet të angazhohen kompani që nuk kanë ide të qarta për ndërtimin e fushave sportive", ka shkruar Tahir Batatina. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat