​Arsyeja pse presidenti i Napolit shpërtheu në lot

Futboll

​Arsyeja pse presidenti i Napolit shpërtheu në lot

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 15:23
Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis

Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis u përpoq të mbante lotët gjatë një konference për shtyp të enjten. Pronari i “Partenopeit” foli para mediave për të prezantuar një sponsor të ri të klubit. Të mërkurën, “Partenopei” kishte festuar 20 vjetorin e presidencës së De Laurentiis në “Stadio Maradona”.

ADL e bleu klubin pasi falimentoi në vitin 2004, duke e çuar atë në majën e futbollit italian nga Serie C.

Sot, De Laurentiis u përpoq të mbante lotët ndërsa diskutonte objektivat e ardhshme të Napolit brenda dhe jashtë fushës.

“Duhet të jetë e qartë për të gjithë se Napoli nuk do të pranojë asnjë kompromis. Ne kurrë nuk kemi qenë dhe nuk do të jemi kurrë të shantazhueshëm, gjithashtu për të mbrojtur lojtarët tanë”, tha ai.

De Laurentiis iu desh të ndalonte së lexuari mesazhin e tij për të mbajtur lotët, u brohorit dhe nga duartrokitjet e turmës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat