Mësohet data e kthimit të Berat Gjimshitit te Atalanta!
Berat Gjimshiti ishte një nga mungesat e mëdha të Shqipërisë në dy sfidat e para të Ligës së Kombeve, por për fat të mirë Kumbulla dhe Ismajli ishin në top formë duke bërë që mungesa e kapitenit të mos ndihej shumë.
I ndryshëm është diskutimi në radhët e Atalatës, me stafin mjekësor që po bën gjithçka që Gjimshiti të rikuperohet sa më shpejt të jetë e mundur, kjo edhe për shkak të një kalendari shumë të ngjeshur.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Gjimshiti po punon me ritëm të lartë për të qenë në dispozicion të trajnerit Gasperini për takimin kundër Komos-s, në program për t’u zhvilluar më 23 shtator.