Lojtari shqiptar prezantohet te ekipi ku luajnë Benzema dhe Kante

Futboll

Lojtari shqiptar prezantohet te ekipi ku luajnë Benzema dhe Kante

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 16:43
Mitaj - majtas

Mario Mitaj nis zyrtarisht aventurë te Al Ittihad.

Mbrojtësi i Kombëtares sonë është prezantuar sot në ekipin e ri, teka ka pasur një pritje të ngrohtë për të.

Ai u transferua në formë huazimi për 1.2 milionë euro, me të drejt blerje për 5 milionë euro të tjera.

Vetë Mitaj do të fitojë 3 milionë euro në sezon, duke u bërë shqiptari më i paguar.

Mitaj do të gjejë emra që kanë bërë histori në futbollin europian, si Karim Benzema apo Ngolo Kante.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat