Pas përjashtimit nga Kosova, Florent Muslijës i kushton edhe te Freiburgu! Reagon Schuster

Futboll

Pas përjashtimit nga Kosova, Florent Muslijës i kushton edhe te Freiburgu! Reagon Schuster

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 18:02
Florent Muslija

Florent Muslija ka marr një tjetër goditje pas asaj të përjashtimit nga grumbullimi me kombëtaren e Kosovës.

Futbollisti i cili luan në Bundesligën e Gjermanisë, te skuadra e Freiburgut, nuk është ftuar nga trajneri Julian Schuster, për ndeshjen e fundjavës kundër Bohumit..

Ai gjatë konferencës për media, e ka lidhur mungesën e Muslijës me ngjarjet e fundit te Kosova.

“Është e rëndësishme të jesh përgjegjës për gabimet e tua”, deklaroi mes tjerash Julian Schuster.

Kujtojmë që Florent Muslija së bashku me Edon Zhegrovën dhe Arijanet Muric, ishin përjashtuar nga trajneri i Kosovës, Franco Foda, pasi kishin thyer rregullat e grumbullimit, duke vizituar lokalet e kryeqytetit dhe nuk janë kthyer në hotel deri në orët e vona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat