Flamurtari i jep “leksion”

Futboll

Flamurtari i jep “leksion”

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 18:52
Andrea Agostinelli - djathtas

Flamurtari triumfoi bindshëm ditën e sotme ndaj Vorës me rezultatin 3-0 në supersfidën e javës së tretë të Kategorisë së Parë.  

Golat e Oshafit, Ememes dhe Pjeshkës i dhuruan 3 pikë të arta skuadrës së Agostinelit në duelin ndaj rivalëve direkt të Vorës, të cilët vinin pas 2 fitoresh radhazi.

Pas kësaj sfide, ka folur trajneri i vlonjatëve, Andrea Agostinelli.

“Ishte një ndeshje e bukur dhe i falenderoj çunat. Ishte një fitore e merituar. Ne luajmë me një ndeshje me 3 pasi ashtu kemi luajtur dhe me Erzenin. Kur ekipi pëson vetëm një goditje për gol dhe krijon shumë raste, tregon që ne kemi krijuar ekuilibër.

 Ne kemi jashtë Shkurtajn, shyqyr Murataj ishte mirë. Na u dëmtua Allmuça, por listën e kemi mirë. Shpresoj që ekipi i plotë të jetë gati fizikisht për ndeshjet në vazhdim, por jam i kënaqur momentalisht”, tha Agostinelli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat