Partizani dhe Dinamo do të luajnë ditën e sotme derbin, sfidë e vlefshme për javën e katërt të “Abissnet Superiore”. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, do të startojë në orën 19:00. Në prag të kësaj ndeshje ka folur drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj.
“Kemi pasur kohë për të rikuperuar ekipin. Trajneri është munduar që të punojë me pjesën më të madhe të grupit, por kemi pak ditë që punojmë të plotë pasi disa kanë qenë të shpërndarë nëpër kombëtare. T
ë shikojmë, sot është një ndeshje e vështirë, por që synojmë 3 pikët.
Mba në stol? Mba ka pasur një fatkeqësi familjare dhe stafi ka menduar për të mos e nisë nga fillimi për shkak të gjendjes së tij të rënduar. Bintsouka në lojë dhe jemi në të njëjtën lartësi. Stafi ka bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme.
Përballë Ilir Dajës? Kemi përballë një trajner që ka bërë mjaft mirë kudo që ka shkuar, një trajner ekspert dhe patjetër që masat nga ana jonë dhe e stafit janë të shtuara. Megjithatë, profesor Iliri ka pak ditë te Dinamo dhe nuk ka shkopin magjik