Dy futbollistë kryesorë të Real Madridit rikthehen në stërvitje

Futboll

Dy futbollistë kryesorë të Real Madridit rikthehen në stërvitje

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 19:28
Real Madrid

Real Madridi ka marr lajme të mira sa i përket super lojtarit anglez, Jude Bellingham.

21-vjeçari ka lënë anash lëndimin që e pësoi në ndeshjen hapëse të La Ligas ndaj Mallorcas.

Futbollisti është rikthyer dhe gjatë ditës së sotme ka stërvitur me klubin mbretëror.

Ai pritet të jetë gati për ndeshjen që Reali e luan në fundjavë ndaj Sociedadit në kuadër të La Ligas.

Përveç, Jude tek Real Madridi është rikthyer edhe Eder Militao.

Real Madridi përballet me Real Sociedadin me datë të shtunën me fillim nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat