Në Angli diskutohet përjashtimi i Muriçit nga kombëtarja e Kosovës! Këto janë fjalët e trajnerit McKennan

Futboll

Në Angli diskutohet përjashtimi i Muriçit nga kombëtarja e Kosovës! Këto janë fjalët e trajnerit McKennan

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 19:37
Aro Muriç

Aro Muriç ishte njëri nga tre lojtarët e përjashtuar nga kombëtarja e Kosovës për shkak të thyerjeve të rregullave.

Pasi ai u bashkua me skuadrën e tij Ipswich Town, trajneri i tij Kieran McKenna tha se e ka dëgjuar versionin e Muriçit, por që nuk kanë vendosur asnjë masë ndëshkuese ndaj tij.

 “Por unë kam folur me Aro sidoqoftë dhe ai më ka dhënë versionin e tij, i cili mendoj se, siç tha ai, është pak më ndryshe nga disa prej thashethemeve”, tha fillimisht ai. 

Tutje ai tregoi se nuk e ka problem ngjarjen e tij dhe ai e mbështet plotësisht atë.

“Shikoni, unë nuk kam asnjë problem me versionin e tij. Ai është lojtari ynë dhe ne e mbështesim atë. Ishte mirë që ai të kthehej në stërvitje disa ditë më parë, nëse jam i sinqertë”, shtoi më tej.

Ai për fund potencoi se Aro do të jetë lojtar i rëndësishëm për ta.

“Ne po kërkojmë të vazhdojmë të punojmë për integrimin e tij në ekip dhe jam i sigurt se ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne”, përfundoi trajneri i Ipswich Town.

Skuadra e Aros ndeshjen e ardhshme e luan ndaj Brightonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat