Mungon vetëm zyrtarizimi

Futboll

Mungon vetëm zyrtarizimi

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 19:42
Veseli

Dinamo është shumë pranë firmës me një tjetër lojtar që ka veshur fanellën e kombëtares shqiptare.

Pas Naser Alijit, Frederik Veseli pritet që të nënshkruajë me skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja.

RTSH Sport mëson se mungojnë vetëm disa detaje të vogla dhe në ditët në vijim mbrojtësi do të bëhet zyrtarisht një lojtar i Dinamos.

Mbrojtësi i Kombëtares është lojtar i lirë pasi mbylli bashkëpunimin me Karagumruk në Turqi.

31-vjeçari mund të luajë në të gjithë fashën e mbrojtjes dhe do ishte një element luksi për Superligën. Veseli ka luajtur për shumë sezone në Itali, ku ka qenë pjesë e Empolit, Salernitanës  dhe Beneventos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat