Vendimi i pazakontë për ndeshjen mes skuadrës shqiptare dhe Vardarit! 

Futboll

Vendimi i pazakontë për ndeshjen mes skuadrës shqiptare dhe Vardarit! 

Nga: K. Goca Më: 12 shtator 2024 Në ora: 20:17
Gostivari

Vetëm në Maqedoni e Veriut ndodhin gjëra të tilla!

Skuadra shqiptare Gostivari ka vendosur që të paraqitet pa shikues si vendas kundër Vardarit të Shkupit në kuadër të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut. 

“Vetëm në Maqedoni futboll luhet për të gjithë, por jo për publikun, për tifozët e vërtetë të futbollit.

Edhe numrin e vogël të tifozëve që vijnë në stadiumet tona me vendime të tilla të turpshme dhe “teatrale”, ne i ndjekim dhe nuk i lejojmë të ndjekin ndeshjet e ligës së parë.

Dhe në vend të spektaklit për kushtet tona të dielën në “Boris Trajkovski” të Shkupit dhe që të gjithë ta shijojnë ndeshjen mes Gostivarit dhe Vardarit, do të luhet si në teatër”, shkruan mediumi maqedonas “Sportsport”.

“KF Gostivari ka marrë një vendim të turpshëm, që kjo ndeshje do të luhet pa praninë e publikut.

Pasi që fillimisht tifozët e kësaj skuadre nuk mund të brohorasin ekipin e trajnerit Muarem Muarem, me këtë vendim nuk mund të marrin pjesë as tifozët e Vardarit, të “Komiteteve” dhe ata neutralë që duan të shikojnë futboll të mirë maqedonas”, kritikon mediumi maqedonas. 

“Pra, kjo ndeshje do të ngjajë më shumë me një lojë teatrore sesa një ndeshje futbolli.

Fatkeqësisht.

Kush e ka fajin që disa duan të luajnë pa shikues dhe nuk mendojnë për të mirën e futbollit”, shkruan ky medium.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat