Klubi rus prezanton edhe Hoxhën

Futboll

Klubi rus prezanton edhe Hoxhën

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 20:25
Veldin Hoxha

Ka shkuar në katër numri i futbollistët me origjinë shqiptare, pjesë e skuadrës së Rubin Kazanit në këtë sezon futbollistik.

Pas Mirlind Dakut, Marvin Çunit, Dardan Shabanhaxhajt, ditën e sotme me ekipin rus është prezantuar edhe mesfushori Veldin Hoxha, i cili vjen nga radhët e skuadrës së Rijekës.  

Ky transferim i kushtoi Rubinit, 2 milionë euro, ndërkohë që vlera e 21-vjeçarit nga “Transfermarket” është 3.5 milionë euro. 

Hoxha është aktualisht pjesë e Kroacisë U-21, ndërkohë që kohët e fundit ka pasur interes nga kombztarja e Kosovës.

Mesfushori ka lindur në Kroaci, por prindërit i ka goran nga qyteti i Dragashit,.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat