Enis Bardhi dhe tre shqiptarët e tjerë, Visar Musliu, Fisnik Alimi, Lirim Qamili, ishin në përbërjen e Maqedonisë së Veriut në ndeshjen kundër Armenisë në Shkup. Kapiteni Bardhi biles e udhëhoqi ekipin përfaqësues drejt fitores 2-0, duke shënuar një gol fantastik nga gjuajtja e lirë prej 25 metra.
Mesfushori 29 vjecar ka kohë që është lider absolut tek kuqeverdhët, duke i prirë si një kapiten i vërtetë. Me shiritin e kapitenit, ai qartë po e tregon reputacionin e tij në ekip.
Të gjithë atë mbrëmje që ishin në stadiumin “Todor Proeski”, por edhe ata që e kanë ndjekur ndeshjen përmes ekranit televiziv kanë qenë krenar me paraqitjen e Bardhit. Ai ishte shpëtimtarë, ai ishte hero i mbrëmjes, duke i siguruar fitoren e madhe dhe vendin e parë në grup.
Edhe unë si gazetar sportiv jam tejet krenar që Bardhi po na përfaqëson neve shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht si kapiten, në mënyrën më të mirë të mundshme.
Për këto arsye duhet të jemi krenar me Bardhin.
Të lumtë Bardhi, po na e zbardhë fytyrën. Vazhdo kështu. Respekt.