Skuadra e Vushtrrisë është përforcuar me futbollistin Besar Iseni, i cili ka luajtur për disa skuadra në Maqedoninë e Veriut.
Vushtrria synon të përforcohet sa më shumë, për të arritur qëllimin e saj në Ligën e Parë të Kosovës - Grupi B, rikthimin në elitën e futbollit.
“Jemi të lumtur të ju njoftojmë se Besar Iseni është lojtari më i ri i FC Vushtrria!
27 - vjeçari i cili vjen nga Maqedonia e ku së fundmi ishte pjesë e Voska Sport, luan në pozitën e mesfushorit dhe ne besojmë se do të jetë një ndihmesë e madhe në atë repart për ekipin tonë.
Iseni ishte pjesë e klubeve si FC Shkupi, KF Egnatia, Vardar etj.”, njofton FC Vushtrria.