Elbasani ka mposhtur Laçin në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Superiores.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 1-0 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur autori i golit, Ze Gomes.
“Është një ndjenjë e mirë, erdha nga stoli dhe arrita të shënoj golin. Më të rëndësishme janë 3 pikët.
Niveli i kampionatit është shumë i mirë. E pamë edhe sot. Deri 15 minutat e fundit ndeshja ishte 0-0. Ne do të përgatitemi për të përballuar ndeshjet e ardhshme, që edhe ato do të jenë të vështirë.
Po përshtatem. Nuk është e thjeshtë që të vish nga një vend tjetër dhe të përshtatesh me idetë e trajnerit.
Ka dhe shumë lojtarë të tjerë që kanë ardhur, por po bëj më të mirën, për t’u përshtatur”, është shprehur Ze Gomes pas fitores ndaj Laçit.